Një ushtar, i punësuar në ARM ka marrë pjesë në incidentin e 27 prillit në Kuvend, por më pas është dërguar në mision paqësor në Afganistan, ka thënë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, njofton në një tekst të sajin “Slloboden peçat”.

Ajo ka thënë se janë dërguar të dhëna deri te policia e cila duhet të ndihmojë në hetimet, nëse persona me pozita të larta në ministrinë e saj kanë tentuar të fshehin ushtarin duke e dërguar në mision, transmeton Medial.mk.
Si që ka theksuar pastaj ministrja Shekerinska, ushtari është identifikuar nga incizimet gjatë ndërhyrjes në Dhomën legjislative dhe ai mendohet se ka qenë pjesë e grupit që fizikisht është konfrontuar me deputetët dhe ka sulmuar kryeministrin Zoran Zaev.