Për dy padi që mbrëmë Prokuroria speciale i ka dorëzuar, gjykata penale mund të caktojë seancë gjyqësore në 8 ditët e ardhëshme, kështu ka thënë kryeprokurorja speciale Katica Janeva, transmeton Zhurnal.mk

“Ato janë në procedurë të shkurtuar, ndërsa afati për caktim të seancës është tetë ditë, gjykata mund menjëherë të kryej punën ndërsa në afat prej tetë dite të caktojë seancën, ne jemi të gatshme për gjykim”, ka thënë mes tjerave Janeva.

Prokuroria speciale dje ka dorëzuar dy paditë e para, dhe sic ka thënë prokurorja Fatime Fetai, e para është për shkatërim të dokumentacionit lidhur me përgjimin e paligjshëm dhe e dyta për hyrje me dhunë në komunën Qendër që ka ndodhur në qershor të vitit 2013.

Prokurorët special dje nuk kanë dashur të zbulojnë identitetin e asnjërit prej të dyshuarve, mirëpo në bazë të përgjimeve të dëgjuara më parë që publikoi LSDM, flitet se të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit Mile Janakievski.

Nga gjykata penale theksojnë se paditë nga PSP kanë mbritur dhe se tash duhet të ndahen tek gjykatësit përkatës.