Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e saj në bashkëpunim me NATO-n. ndërsa, deri në vitin 2020 synohet që Kosova të bëhet anëtare e organizatës me të fuqishme ushtarake, NATO-së. Kështu thanë krerët e institucioneve të Kosovës, në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor”.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i kalon kufijtë e rajonit, derisa në këto pak vite të ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka treguar përkushtim dhe efikasitet të vlerësuar, brenda Aleancës globale kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që e ushqejnë atë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj theksoi se deri në fund të kësaj dekade do të jenë pjesë e NATO-së. Por, paraprakisht tha se Kosova ka synim të bëhet anëtare e partneritetit për paqe. Haradinaj, theksoi se sfidat që ata i veçojnë, siç janë ekstremizmi global, ndikimi i Rusisë në Ballkan dhe kërcënimet kibernetike.