Doc. Dr. Shefik Shehu dhe Doc. Dr. Kushtrim Ahmeti në shoqërim të ambasadorit të SHBA-ve në RM, z. Xhes Bejli dhe vullnetarit të Paqes, z. Erik Rodrigez, sot në ceremoninë e betimit te gjeneratës së 23 të Vullnetareve të Paqes në Maqedoni.
Këtë vit, Korpusi Paqes e miratoi kërkesën e Universitetit të Tetovës, që prej 10 dhjetorit 2018, z.Erik Rodrigez, t’ i bashkëngjitet Universitetit të Tetovës, gjegjësisht Zyrës për menaxhim me projekte, transmeton Gazeta Lajm.
Edhe një dëshmi tjetër për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Universitetit të Tetovës me SHBA-të.