Nuk është vetëm Ramazani shkak pse BDI nuk pranon ndryshim të datës zgjedhore, respektivisht prolongim për një muaj. Për partinë e Ali Ahmetit është e papranueshme që zgjedhjet të prolongohen në muajin maj, për shkak se më 9 dhe 10 maj është njëvjetori i i ngjarjeve të Kumanovës, apo siç thonë shqiptarët, njëvjetori i “Natës së tradhtisë së madhe”. Në këtë datë bëhet 1 vit nga ngjarja në të cilën humbën jetën 10 ish pjesëtarë të U:K-së, tetë policë dhe u arrestuan mbi 30 shqiptarë.

Burime partiake që marrin pjesë në grupet punuese për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos, kanë thënë për gazetën “Utrinski vesnik” se BDI-ja në mënyrë të prerë ka bë me dije se pozicioni i saj do t’i rrezikohet në masë të madhe për shkak të njëvjetorit nga ngjarjet e Kumanovës. Kjo në njëfarë mënyre u vërtetua edhe në brifingun e paradokohshëm të Ahmetit, ku u theksua se nuk është adekuate që zgjedhje të mbahen në muajin kur bëhet një vit nga siç kanë thënë, 18 viktimat e ngjarjeve të Kumanovës, shkruan “Utrinski.

Një nga argumentet pse Ahmeti nuk dëshiron prolongim të datës zgjedhore deri tani ishte Ramazani, që fillojnë ëm 11 qershor, por edhe nevoja që shteti të ketë institucione stabile para mbajtjes së Samitit të NATO-s në muajin korrik, si dhe raporti i KE-së për Maqedoninë. “Nëse zgjedhje mbahen më 5 qershor, atëherë çka do të shkruajë Komisioni Evropian për Maqedoninë”, vlerëson Ahmeti, transmeton “Lajm”.

Sipas vlerësimeve të njohësve të rrethanave te blloku shqiptar, maji në esencë është periudhë e keqe zgjedhore për BDI-në. Nëse zgjedhjet mbahen gjatë këtij muaji, BDI-ja nuk mund të përfitojë nga roli i saj në konfliktin e 2001-shit, sepse do të bien nën hijen e ngjarjeve të Kumanovës.

Për shkak të ngjarjeve në Kumanovë, që ndodhën në pjesën e banuar kryesisht me shqiptarë dhe ku përskaj viktimave plotësisht u shkatërruan dhjetëra shtëpi, partia e Ahmetit përjetoi goditje serioze politike. Nga 9 maji Ahmeti nuk është paraqitur në Kumanovë në asnjë ngjarje publike politike. Në tetor të vitit të kaluar madje pati informacione se qytetarët janë organizuar që të pengojnë ardhjen e tij në Lagjen e Trimave.

Qytetarët e Kumanovës e akuzojnë Ahmetin se edhe pse ka mundur, nuk ka bë asgjë për të penguar konfliktin e Kumanovës. Poashtu shumë qytetarë vlerësojnë se si pasojë e “lojërave të tij” me degën e BDI-së në Kumanovë, ndodhi vrasja e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës, i cili ishte kandidat kryesor për kryetar të degës.

Edhe përkundër gjitha spekulimeve, ende nuk është e qartë nëse do të ketë prolongim të datës zgjedhore. Tani për tani në BDI dhe në VMRO-DPMNE kanë qëndrim të prerë se zgjedhje do të ketë më 24 prill dhe se nuk mendojnë për prolongim të tyre, kurse burime nga LSDM-ja thonë se veçmë kanë filluar negociata që data e zgjedhjeve të shtyhet më 5 qershor.