Taravari: Zoti na ruajt e mos u bëfshim kurrë si ju!

Ata akuzojnë për tradhtarë!

Ky term është i rëndë për temperamentin shqiptar, shoqërohet edhe me disa epitete të tjera të rënda, që “ata” na i inputojnë!

Akti i madh i tradhtisë tonë qenka shkruar atë moment që ne qenkemi takuar me Zoran Zaevin, kryetar i partisë së LSDM-së!

Po mirë, pyesim ne, këta që janë prej disa vitesh bashkëpunëtorë në qeverisje me VMRO-DPMNE-në, parti të cilat tashmë janë evidentuar si korruptive dhe besnike deri në vdekje, çfarë janë?!

Se ne jemi opozitë, takohemi me Zaevin, dhe akuzohemi për tradhtarë, kurse këta janë pozitë, bashkëveprojnë me VMRO-në në çdo aksion të saj, dhe këta mendojnë se kanë të drejtën morale, juridike apo qytetare të akuzojnë për tradhëti?!

Këta “Profetë” (që Zoti më faltë), janë ata që parashikojnë fundin tonë, po si ka mundësi që nuk kanë qënë të aftë të parashikojnë të tashmen tonë, për më tepër që marrin rrogë për këtë punë (duke supozuar që nuk kanë marrë ryshfete)?!

Si kanë kohë të merren me ne njëherë kur populli ka 1 mijë probleme të shkaktuara nga këta?

Këta paguhen që të merren me ne apo që të përmirësojnë jetën e shoqërisë?!

Pastaj ka një Teori që njeriu gjithnjë ka tendecë të mendojë për të tjerët atë që mendon se është vet!

Dmth ka gjasa që këta edhe vet të mendojnë për veten e tyre se janë Tradhëtarë!

Ne, megjithëse nuk kemi pushtet ekzekutiv apo legjistlativ kemi pushtetin e popullit-Demoscratos!

Është kaq qesherake të na akuzoni neve … , kjo është më inteligjentja që mund të bëni!

Sa për ne, Zoti na ruajtë e mos u bëfshim kurrë si ju!

Shërbimet e huaja sekrete nuk merren me ne, por me ne merren në mënyrë të hapur dhe aspak sekrete shtete që janë miq e duan të mirën e këtij Ballkani të lodhur mbushur me çudi të thukta njerëzore!

Nëse këto shtete na përkrahin neve, nuk është faji ynë, por problemi juaj!

Gjygj të lehtë! Zoti ju faltë!