Rigels Rajku, i njohur më mirë me emrin e artit “Noizy”, është padiskutim reperi më i famshëm shqiptar dhe njëkohësisht edhe më i kërkuar për party, festa, mbrëmje dhe koncerte jovëtëm brenda vendit, por edhe në Kosovë dhe më tej kudo ku ka shqiptarë në botë.

Por njëkohësisht ai është edhe një ndër reperët më të adhuruar nga femrat shqiptare.

Nëse nuk e besoni këtë, atëherë shikoni se çfarë bëjnë vajzat e Tiranës për të gjatë një koncerti të mbajtur prej tij në një prej klubeve të natës në kryeqytetin shqiptar. Pamjet janë publikuar nga Vetë Noizy në një vido, të cilën ai e ka postuar në profilin personal në rrjetet sociale.

“Është një film ku ndonjëherë ne do të shkojmë  #MidisTirone”, shkruan Noizy në mesazhin përshkrues të kësaj video. Dhe në të shikohen se si vajzat bëjnë si të çmendura në prapaskenë vetëm e vetëm që ta takojnë këngëtarin e adhuruar të tyre dhe të bëjnë një fotografi me të.