Hotelierët dhe esnafi i turizmit janë në pritje të një vaksinimi masovik, si dhe vendosjen e rregullave të reja të punës së tyre, për të shpëtuar sezonin turistik të këtij viti. Vlerësohet se vendosja graduale e pandemisë nën kontroll, vaksinimi në masë i popullatës dhe punëtorëve turistik , por edhe popullarizimi i masave të reja mbrojtëse kundër pandemisë, do të jenë ndër faktorët kryesor të rikuperimit gradual të turizmit vendor. Pra, duhet të dëshmojmë dhe tregojmë për turistët vendor dhe të huaj që jemi vendi i sigurt për pushime, që ata do të shërbehen nga një personel i sigurt e që të mund të kemi një sezon të kënaqshëm turistik që do të fillojë në fillim të muajit maj, vlerësojnë punëtorët turistik, shkruan gazeta KOHA.

Megjithatë, vlerësohet se kthimi i ngadalshëm në normalitet nuk nënkupton edhe arritjen e rezultateve të para pandemisë, por vetëm stabilizimin e situatës pas një rënie të madhe në vitin e kaluar. Apo me fjalë të tjera, sivjet është e pamundur që të arrihen 1.7 milion fjetje që janë realizuar në vitin 2019, që si zakonisht – janë edhe një tregues i rëndësishëm i harxhimit të turistëve. Njëherësh, punëtorët turistik kërkojnë që të jenë ndër të parët që do të vaksinohen. Një hap i tillë do të tregojë se jemi një destinacion i sigurt turistik për turistët e huaj dhe vendor, mysafirët do të ndjehen të sigurt dhe mund të presim një sezon më të suksesshëm, thotë numri një i Shoqatës së Hotelierëve, Krsto Bllazhevski. Sipas tij, një hap tjetër drejt një sezone më të mirë në raport me vitin e kaluar, do të ishte edhe plotësimi i protokolleve për një siguri më të madhe të turistëve. Përskaj dezifenktimit të dhomave, duhet të kryhet edhe ozonimi i ajrit për çdo ditë. Nevojitet edhe ngritja një koll qendre ku turistët që do të shfaqin simptoma, do të mund të paraqiten dhe të fitojnë këshilla adekuate. Njëherësh, do të duhet të gjejmë edhe mënyrë që të shërbejmë ushqimin në tryezën suedeze thonë hotelierët.

“Për këtë sezon turistik, shpresojmë se do të jetë më i mirë se viti i kaluar, mirëpo mund të presim që të jetë më i dobët për një të tretën në raport me vitin 2019. Me fjalë të tjera, presim që të mos përsëriten humbjet që tregojnë hotelet. Sezoni do të varet edhe prej hapjes së kufijve, protokolleve për mbajtjen e ahengjeve familjare apo eventeve ku realizohen të ardhura në këtë degë ekonomike”, thotë Bllazhevski. Lidhur me pakon e pestë të masave ekonomike, sektori i turizmit thotë se është për ndihmë në paga dhe jo për kredi pa kamatë. Vlerësohet se vauçerët në vlerë prej 15 mijë denarë do të jenë më të dobishme në raport me variantet e vitit të kaluar, dhe pritet që ato të shfrytëzohen më shumë se në vitin 2020, për shkak se qytetarët do të mund të kalojnë më shumë ditë pushimesh. Vlerësohet gjithashtu se në vitin 2021, rreth 65 për qind të turistëve pritet të jenë vendor, ndërsa 35 për qind e turistëve pritet të vijnë nga shtetet e rajonit dhe Evropës.

Ndryshe, gastronomët janë në pritje të punës nën kushtet e reja për shkak se aktualisht shumica e hoteleve punojnë vetëm me restorantet e tyre , por jo edhe kapacitetet për fjetje. Nnga ana e Odës turistike-hotelerike, kërkohet shfuqizim i nenit 14 të dekretit me të cilin ndalohet organizimi i eventeve në të hapur dhe të mbyllur në objekte hotelerike. Ne jemi operatorët e vetëm ekonomik që kanë 11 muaj ndalesë për punë, ndërsa kemi shfrytëzuar ndihmë parciale shtetërore në sportin e pagave dhe kontributeve, e cila ka zgjatur vetëm gjashtë muaj. Disponojmë me kapacitete të mëdha, madhësi përkatëse dhe mundësi për mbajtje të eventeve të organizuara, me çka mund të ruhen protokollet e miratuara sipas të cilave funksionojnë të tjerët. “Të mos i mbajmë në pasiguri mijëra çifte të reja edhe këtë sezon, sikur vitin paraprak. Të parandalojmë të na përsëritet lëshimi i vitit të kaluar, kur çiftet e reja ishin të detyruar që ceremonitë e tyre të dasmave t’i bëjnë në oborret e tyre dhe shtëpitë e vikendit, pa pasur mundësi të zbatohet protokolli adekuat me distancë dhe pa kushte sanitare-higjienike të nevojshme, thonë anëtarët e Odës turistike, që po protestojnë në vazhdimësi në javën e kaluar dhe kësaj jave, për të realizuar kërkesat e tyre. (koha.mk)