Një afgan (31) në SBB-Kumanovë ka denoncuar se dje rreth mesditës u sulmua me thikë dhe u grabit në Vaksincë, kumtoi MPB në Buletinin ditor. Ai më 16 janar rreth orës 19 u deportua nga nëpunës policorë nga Serbia në territorin e Maqedonisë në rajonin e fshatit Llojan. Pastaj ka arritur në fshatin Vaksincë, ku ka kaluar dy netë në shtëpinë e një personi të panjohur, për çka i ka paguar 40 euro.

Dje rreth orës 12 ka ikur me qëllim që të shkojë në kampin në Tabanovc, por në fshatin Vaksincë u sulmua me thikë nga një person, i cili ka shkaktuar prerje në fytyrë, ndërsa persona tjerë e kanë goditur me grushta dhe shqelma nëpër trup. Sulmuesit ia kanë marrë celularin dhe 60 euro, e pastaj e kanë braktisur vendin e ngjarjes. I dëmtuari ka kërkuar ndihmë nga zyra e Kryqit të Kuq në fshatin Llojan dhe me automjetin e tyre u transportua në qendrën transportuese në Tabanovc, pas çka ngjarjen e ka paraqitur në polici. Po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit. /Fol/