Dy persona dje pasdite nga shkupiani J.K. (71) kanë arritur me mashtrim t’i marrin 60.000 denarë. Siç kumtoi MPB-ja, dy personat, burrë e grua, i janë ofruar të moshuarit dhe i kanë thënë se kanë nevojë për para për abortim të vajzës.

Ata i kanë ofruar një qafore prej ari, por që në të vërtetë ka qenë kopje e falsifikuar. Paratë ia kanë marrë dhe kanë ikur. Punohet në ndriçimin e rastit. /Fol/