8 C
Tetovo
E shtunë, 1 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniVala e re e nxehtit, hyn në fuqi gjendja e krizës për...

Vala e re e nxehtit, hyn në fuqi gjendja e krizës për shkak të rrezikut të rritur nga zjarret

Temperaturat në Maqedoni në ditët e ardhshme do të arrijnë deri në 40 gradë, ndërsa moti i nxehtë do të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme.

Fundjava do të jetë veçanërisht e nxehtë, me temperatura maksimale ditore nga 33 deri në 40 gradë. Mot i qëndrueshëm, me diell dhe shumë i nxehtë pritet edhe në ditët e ardhshme, me erë të dobët deri të moderuar nga drejtimi juglindor, përcjell Pa Censurë.

Për shkak të temperaturave të larta, u rekomandohet qytetarëve të shmangin qëndrimin e gjatë në hapësirë të hapur gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të marrin masa mbrojtëse nga nxehtësia.

Parashikimi sipas ditëve

Më 1 gusht pritet mot me diell dhe i nxehtë, me temperatura minimale nga 10 deri në 22 gradë dhe maksimale nga 33 deri në 39 gradë. Do të fryjë erë e dobët deri e moderuar nga drejtimi juglindor.

Më 2 gusht moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me temperatura mëngjesore nga 11 deri në 23 gradë dhe temperatura maksimale ditore nga 33 deri në 40 gradë. Era do të jetë e dobët deri e moderuar dhe do të fryjë nga juglindja, transmeton Pa Censurë.

Me diell dhe i nxehtë do të jetë edhe më 3 gusht. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 23 gradë, ndërsa maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 40 gradë. Do të fryjë erë e dobët deri e moderuar nga drejtimi juglindor.

Sipas parashikimeve të Entit Hidrometeorologjik dhe Planit të Veprimit për parandalimin e pasojave nga valët e nxehtësisë, duhet të aktivizohet faza portokalli për shkak të shfaqjes së valës së nxehtësisë. Në Planin zyrtar të Veprimit për parandalimin e pasojave nga valët e nxehtësisë 2025–2030, faza portokalli (Faza 2) është e përcaktuar si „shfaqje e valës së nxehtësisë“ dhe aktivizohet kur tejkalohen pragjet e përcaktuara të temperaturës për të paktën dy ditë radhazi.

Gjendja e krizës hyn në fuqi sot

Qeveria shpalli gjendjen e krizës në të gjithë territorin e Maqedonisë për shkak të rrezikut të rritur nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore. Vendimi vlen 30 ditë, duke filluar nga 1 gushti, dhe duhet të mundësojë mobilizim më të shpejtë të kapaciteteve njerëzore, teknike dhe institucionale, transmeton Pa Censurë.

„Në kuadër të vendimit të miratuar parashikohet aktivizimi i Shtabit Kryesor pranë Qendrës për Menaxhimin e Krisave, i cili do të jetë në mbledhje të përhershme dhe brenda 24 orëve do të përgatisë plan veprimi për parandalimin dhe përballimin e zjarreve, pasqyrë të burimeve njerëzore dhe materialo-teknike të disponueshme, si dhe plan për veprim të koordinuar të të gjitha institucioneve kompetente“, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments