Kryetari i Gjykatës Supreme dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, Jovo Vangellovski, konsideron se me rishikimin e buxhetit në mënyrë të paligjshme do të shkurtohen fondet e dedikuara për gjyqësorin. Për të është shqetësuese sjellja e pushtetit ekzekutiv ndaj gjykatës. Vangellovski tani ankohet, ndërsa në qeverisjen e VMRO-së nuk i pengonte paratë e pakta për Gjyqësorin.

“Ky Këshill gjyqësor duhet të reagojë menjëherë me letër në Qeverinë e Maqedonisë dhe të këmbëngul që gjatë rishikimit të buxhetit, të mos shkurtohet asgjë, por përkundrazi të respektohet ligji dhe të jepen fonde shtesë”, deklaroi Jovo Vangelovski, Anëtar i Këshillit gjyqësor.