Një shteg i tërë në Qendrën Rekreative “Kodra e Diellit” po gërryhet për ta përfunduar projektin “Sky lifti gjashtë ulëse”. Sipas iniciativës “Ta shpëtojmë ‘Kodrën e Diellit”, ky projekt ka filluar para një viti dhe pas presioneve të ndryshme tek autoritetet komunale dhe qeveritare, rifilluan punimet, por për këtë iniciativë është konestuese mënyra se si janë duke u zhvilluar punimet. Nga iniciativa “Ta shpëtojmë ‘Kodrën e Diellit” akuzojnë se me punimet në fakt po bëhet shkatërrimi i vendit turistik.

Punëtorët që realizonin punimet, nuk deshën të prononcohen para kamerës, mirëpo nga iniciativa thonë se punëtorët kanë ardhur pa urdhër të askujt, me qëllim që të përmirësojnë gabimet gjatë punimve nga hera e kaluar.

ARMEND LUTA, INICIATIVA “TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT”

“Neve u munduam që të bijmë në kontakt me realizuesin e punimeve, dhe disa prej kompanisë na thanë që nuk dëshirojnë që të prononcohen për media, por që këtë punë  e bëjnë vullnetarisht. Mirëpo kjo është një punë, si të thuash e pa matur dhe ka ndikuar në shkatrrimin e gjithë shtegut të kësaj zone të skijimit”.

Hamdi Sulemani nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” thotë se një gjë  e tillë mund ta kryenin punëtorë krahu dhe jo përmes gjithë asaj makinerie, duke gërryer një pjesë bukur të madhe të kodrës. Andaj ata bëjnë thirrje deri tek të gjitha institucionet kompetente që të kenë kujdes se çfarë bëhet në këtë qendër rekreative.

HAMDI SULEMANI, INICIATIVA “TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT”

“Kompania realizuese nga Krushevaci, e cila këtu ka sjellur eskavatorin e tyre për të bërë sanimin dhe riparimin e dy gabimeve të cilat i kanë bërë këtu dhe për ato dy gabime të cilat mund t’i bëjë një punëtor krahu, kanë shkatërruar gjithë pjesën në shtegun e Jellakut. Bëjmë thirrje autoriteteve, institucioneve dhe gjithë inspektoratit të ndërtimit, poashtu Ministrisë së Transportit që të vijnë dhe të shohin, të kenë kujdes se çfarë ndodh”.

Përndryshe, vlera e përgjithshme e këtij projekt është 9 milion euro, ndërsa investitor është kompania Elem. /SHENJA/

Punimet e dobëta shkatërrojnë “Kodrën e Diellit… by tvshenjaofficial