Ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian për krizën politike në Maqedoni ka shkruar një letër drejtuar kreut të VMRO-së Nikolla Gruevskit ku i thotë: “Tashmë jeni në opozitë ndaj mbani përgjegjësinë për turpin në Kuvend”.

“Më lejoni të jem i qartë: Edhe pse jeni partia më e madhe, duhet të dënojmë të gjithë dhunën e ushtruar në Kuvend e cila është e pa pranueshme.

Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, ju lutem mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zotëri Gruevski se nuk je parti më e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare.

Ju e humbët shumicën dhe ju iki prej dore pushteti. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin”, shkruan Vanhoutte.

“Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali, dhe e ka kthyer demokracinë në vend.

Duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare, kjo zgjedhje është legjitime. Mos u lodhni me gjykata dhe me dhunë ndaj këtij vendimi.

Deri tani ju keni refuzuar që t’i jepni liri mediave, të organizoni zgjedhjet lokale në kohë, të pranoni rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatin e bisedimeve për qeverinë, t’i përgjigjeni thirrjeve të qytetarëve sinqerisht, të mbroni gazetarët nga sulmi!

Ju, zotëri Gruevski, duhet të pranoni humbjen dhe të lëshoni skenën politike. Qytetarët e Maqedonisë duhet që të mësohen që të zgjohen në mëngjes me demokraci, i liruar nga presionet dhe nga frika.” përfundon Vanhoutte