varferia ne rritje

Çdo ditë në mediat dhe portalet informative shohim lajme ku familje shqiptare kanë nevoje për ndihmë financiare. Kriza ekonomike që ka kapluar nuk gjen përgjigjen adekuate nga politikat qeveritare.
Qeveria VMRO-BDI që udhëhiqet nga mjeshtrit e krimit dhe korrupsionit, e orientuar nga “vjedhja” e manipulimi, por edhe nga investime të gabuara që kushtuan miliarda euro, si projekti Shkupi 2014, sollën shqiptarët në “derexhe” të keqe, sa që detyrohen të lypin mëshirë rrugëve të qytetit, pranë parqeve të xhamive, kafeneve apo univerziteteve.

Dikur ishte çudi, ndërsa sot është bë normale nëpër qytetet më të mëdhaja shqiptare të shofim bashkvendasit tanë si bredhin rrugëve dhe kontejnerëve për të kërkuar ushqim të ngelur. Shqiptarët njihen si popull mëshirues dhe zemërgjërë, por kriza që ka shtrënguar u ka zhvleftësuar këtë aftësi. BDI si parti politike që ka qeverisur vendin në këto 15 vite, është përgjegjësja kryesore për situatën e rëndë, përshkak se nuk ka vizion të qartë dhe zgjidhje të problemeve. Gjatë mandatit të tyre qeverisës kanë pasur 5 ministra shqiptar nga rradhët e BDI-së që kanë qeverisur me Ministrinë e Ekonomisë, por rezultatet kanë qenë dëshpëruese, nga “hiç në asgjë”.

E tillë është familja e Bekim Saiti nga ÇEGRANI, i cili është I verbër dhe pa asnjë lloj ndihme nga institucionet e vendi. Për të rënduar situatën edhe më shumë, vajza e tij ka paralizë cerebrale (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=FNVGmSga14E

 

https://www.youtube.com/watch?v=mbvxueSp3_k