Kisha Katolike në Shqipëri, ka deklaruar se Vatikani e ka caktuar datën 5 nëntor si ditë të bekimit të 38 martirëve fetarë shqiptarë të vrarë nga ish-regjimi komunist.“Në muajin prill, Papa Françesku zyrtarisht i ka njohur si martirë, kryepeshkopin Vinçens Prenushi dhe 37 priftërinj të tjerë, që kishin vdekur në burg ose ishin vrarë në periudhën 1945 – 1974, nga regjimi i ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha”, ka njoftuar Kisha Katolike në Shqipëri.
Ish-regjimi komunist në Shqipëri e kishte shpallur të ndaluar religjionin në vitin 1967, ndërsa liderët dhe besimtarët fetarë i kishte persekutuar. Gjatë vizitës së Papës Françesk në Tiranë, në vitin 2014, në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në qendër të kryeqytetit, ishin vendosur posterët e 38 klerikëve. Papa Françesku e konsideron Shqipërinë, me popullatë shumicë myslimane dhe po ashtu me komunitete ortodokse dhe katolike, si model të harmonisë ndërfetare, raporton “AP” nga Tirana.