Nga Prokuroria speciale as nuk konfirmojnë e as që demantojnë se në takimin me diplomaten e lartë amerikane Victoria Nuland, prokurorja Katica Janeva ka kërkuar mbështetje nga ajo për formimin e këtij departamenti të veçantë në Ministrinë e Brendshme, me të cilin do të ishin në komunikim të drejtpërdrejtë. Nga PSP për Alsat-M megjithatë konfirmojnë se zgjerimi i ekipit me një departament të tillë të policisë vetëm do të rrisin efikasitetin e tyre dhe do ta përshpejtonte punën e lëndëve që janë ende në procedurë paraprake ose në fazën e hetimit.

“Një pjesë e procedurave parashikojnë punë edhe në qytetet tjera ku zhvillohen procedura parahetuese. Secili rajon ka sektor të veçantë për punë të brendshme. Nëse do të kishte një njësi speciale policore me të cilët do të koordinoheshim drejtpërdrejt, do të ishte shumë e dobishme “, thanë nga Prokuroria Speciale Publike.

Formimin i një departamenti të tillë ministri i brendshëm, Mitko Çavkov që dje e ka vlerësuar si hap të palogjikshëm. Ai u kundërshtua që në kuadër të ministrisë me të cilën udhëheqë të formohet një departament i veçantë i policisë që do të punonte me urdhër të prokurores Katica Janeva.

“Sipas Ligjit për procedurë penale, çdo prokuror, qoftë nga prokuroria themelore apo speciale, në pajtueshmëri me ligjin mund të angazhojnë çdo kënd që e konsiderojnë se duhet të jetë i angazhuar dhe po aq njerëz sa mendojnë se duhet të jenë të angazhuar. Nuk e shoh të logjikshme se përse do të kishte nevojë për një njësi speciale të policisë, kjo nuk është logjike”, deklaroi ministri i brendshëm, Mitko Çavkov.

Nga PSP-ja informojnë se veprimi jo i barabartë i Gjykatës Penale në lëndët e tyre e na nxehur atmosferën në opinion për formimin e Departamentit të Gjykatës speciale publike në kuadër të njësisë së Shkupit. Në publik pas takimit me diplomaten e lartë amerikane Victoria Nuland do informacion se ajo mbështetë formimin e një njësie të veçantë në gjykatë, e cila do të punonte në lëndët e hapura nga PSP./Alsat-M