Deputetët sot sërish do të ulen në bankat e Kuvendit, ndërsa në rend dite janë vazhdimet e tre komisioneve kuvendore, seancës së gjashtë, tetë dhe 12.

Në rend dite të vazhdimit të seancës së gjashtë të Kuvendit deputetët mes tjerash do ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim të ligjit për marrëdhënie pune.

Në rend dite janë edhe disa raporte, midis të cilëve Raporti i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2016, Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2016, Raporte nga hulumtimet e trajtimit të çështjeve gjinore dhe shfaqja dhe prezantimi i grave dhe burrave në programet e radiodifuzerëve në vitin 2016.

Deputetët në këtë seancë do të debatojnë edhe për punën e RTVM-së. Në rend dite janë Raporti vjetor për punën e Radio-Televizionit të Maqedonisë për vitin 2016, si dhe Propozimi i vendimit për aprovim të Planit financiar të Radio-Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017.

Në rend dite të vazhdimit të seancës së tetë është Propozimi i vendimit për emërim të funksionit zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe Propozimi i vendimit për zgjedhje të anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe disa propozime ligjore nga opozita. Në rend dite janë Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për pagesë të pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për prokurori publike.

Në rend dite të vazhdimit të seancës së 12-të mes tjerash janë Propozimi i vendimit për konfirmim të numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në BE, si dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për emetim të bonove të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim