Vazhdojnë goditjet e rënda për ata të cilët manipulojnë me popullin shqiptarë. Disa ushtarë të UÇK-së këtë radhë kanë goditur deputetin e BDI-së Mirvan Xhamilin duke ia rikujtuar atij se kur dëshmorët ishin ushtarë dhe vishnin uniformën e UÇK-së  Mirvan Xhemailit i interesonte paraje dhe u punësua si përkthyes te KFORI.

“Sot ti që vendos lule mbi këta dëshmor dje kur këta ishin ushtarë ishin me uniformë dhe mbronin shqiptarët ndërsa ti që sot mundohesh të përfitosh ke përfituar edhe atëherë duke u punësuar në KFOR si përkthyes, andaj mos e keqpërdor as UÇK-në e as dëshmorët” thuhet në reagimin e tyre duke dërguar edhe disa fotografi ku shihet deputeti Mervan Xhemaili tek varrezat e dëshmorëve.

“Ti e din tepër mirë se si ke punuar në KFOR, edhe ne e dimë se çka ke bërë andaj mos vazhdo të shtiresh se je patriot, kur ushtarët e zgjodhën rrugën më të vështirë për të furnizuar Kumanovën me armë ti çka bëje e din vet ti dhe ne e dimë” vazhdon letra e disa ushtarëve të UÇK-së.

Në fund në letrën e   disa ushtarëve të zonës së Kumanovës thuhet se nuk do të heshtin para këtyre manipulueseve që mundohen çdo ditë në emër të UÇK-së dhe duke vendosur lule mbi varret e dëshmorëve të përfitojnë poste dhe beneficione të tjera nga shteti.