Mendoj se çështja e zgjedhjeve në Maqedoni duhet  të kuptohet si zgjidhje e problemeve politike, dhe dalje nga kriza në të cilën gjendet vendi dhe unë besoj në atë. Puna është që LSDM-ja pohon se mekanizmi zgjedhor nuk është i gatshëm për zgjedhjet që duhej të realizohen  më 24 prill dhe më 5 qershor. Por, mendoj se ajo nuk është çështje e cila me vite  duhet të diskutohet. Është e rëndësishme të ketë zgjedhje dhe sistem zgjedhor  në të cilin secili do të besojë, edhe LSDM-ja të dalë në zgjedhje madje edhe nëse humbin, ato duhet të jenë të gatshëm për zgjedhje, deklaroi analisti amerikan dhe ish drejtor i Institutit për Paqe në Uashington Danien Server për Programin “Zëri i popullit” në TV Dielli.

Sipas tij,  “të gjitha Qeveritë kanë opozita dhe ndonjëherë opozita është në sektorin qytetar. “Ja edhe ne kalojmë nëpër periudhën zgjedhore në SHBA. Ka opozitë ndaj Obamës dhe Kongresit nga ana e republikanëve dhe për atë ka opozitë e cila shkon kundër Obamës. Ato janë procese zhvillimore në shoqëritë demokratike, veçanërisht kur ndodhin skandale  për përgjime, për atë ndodhin edhe protestat”, sqaron Server.

I pyetur për përgjimet profesori Server thotë se nuk di nëse janë përfshirë shërbimet e huaja në politikën e Maqedonisë, por që ajo nuk është e rëndësishme dhe nuk është në interes për zgjidhjen e situatës.

Për atë nëse simulohet revolucioni i larmë për shkak të rikomponimit të Qeverisë, me qëllim të formimit të qeverisë marionetë e cila do të pranojë emër të shtetit sipas kërkesës së Athinës,  që ta anulojë veton për pranim të Maqedonisë në NATO, që do ta nbyllë krahu jugor të NATO-s, Server me përgjigje se nuk e di për planin e tillë ose komplotin e tillë.

Ai me qëndrim se Greqia duhet ta respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Duke u kthyer sërish për destabilizimin në Maqedoni dhe nëse pas gjithë asaj qëndron ndryshimi i emrit dhe identiteti, analisti amerikan kategorik:”Çfarë do të ishte ndryshimi që do të ndodhë si rezultat i negociatave me Greqinë është rezultat i përpjekjeve të Maqedonisë të inkuadrohet në NATO. Ajo duhet të negociohet dhe të dakordohet nga ana e  Qeverisë së Maqedonisë. NATO-ja, BE-ja dhe KB-ja thonë se është e rëndësishme, ndërsa edhe unë mendoj se ende më e rëndësishme është që Maqedonia  të marrë status të tërësishëm, të inkuadrohet në NATO, deklaroi profesori amerikan dhe ish drejtor i Institutit për paqe në Uashington Daniel Server.