Si pjesë e aktiviteteve të intensifikuara të kontrollit të Stacionit Policor të Tetovës për Sigurinë në Trafikun Rrugor, dje janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 5 shoferë që drejtonin automjete pa kaluar provimin për patentë shoferi, 2 shoferë fillestarë të cilët nuk kanë vepruar në përputhje me kufizimet ligjore, 4 automjete me regjistrim të skaduar mbi 30 ditë, dhe 6 vetura të parkuara në mënyrë të paligjshme, gjegjësishtë automjete të parkuara gabimisht të cilat janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës informon Tetovasot . Këto dhe shkeljet tjera të ditës së djeshme janë rrumbullakosur me parashtresa adekuate.