Qeveria në mbledhjen e djeshme ka sjellë vendim për organizim të Manifestimit zyrtar më 13 gusht, me rastin e 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëpo, në vend se organizimi i këtij manifestimi t’i besohet Sekretariatit që udhëheq Hazbi Lika, organizimi i është besuar Sekretariatit për çështje evropiane, që e udhëheq Bujar Osmani.

“Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për shënimin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Njëkohësisht e obligoi Sekretariatin për çështje evropiane të definojë programin dhe detajet teknike për implementimin e programit, si dhe t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet tjera për organizim dhe shënim të kësaj ngjarje”, thuhet në kumtesën e qeverisë, lidhur me mbledhjen e 82-të të mbajtur të martën.
Burime qeveritare kanë thënë për Gazetën Lajm se kjo flet për përçarjet që vazhdojnë në BDI mes krahut të Ali Ahmeti dhe Hazbi Likës.

Nga BDI ende nuk ka reagim lidhur me këto informacione.