Disa inxhinier rus i kanë dhënë dimension krejt ndryshe çiklizmit, ata kanë projektuar biçikletën e së ardhmes. Biçikleta-dron apo fluturuese është quajtur “Skorpion 3”. Biçileta qëndron pezull në ajër falë katër helikave të cilat gjithashtu i ndihmojnë ta mbajë baraspeshën. Për herë të parë biçikleta u testua në një depo në Moskë nga një çiklist –pilot. Biçikleta mundet të fluturojë në lartësi deri 10 metra në shpejtësi maksimale deri ne 50 kilometra në orë. Vetëm me një mbushje baterie biçikleta mundet të qëndroj në ajër 30 minuta. Edhe pse mundet të duket si një pajise e agjentit 007, Xhejms Bond, kjo biçikletë nuk është projektuar për misone madhore por për t’i realizuar nevojat ditore dhe për ta lehtësuar jetën.

Alsat-M