Gjatë ditës së djeshme, qytetarët e Komunës së Aerodromit përsëri u mblodhën para komunës për të shprehur pakënaqësit e tyre për sjelljen eksprese dhe joprocedurale të Planit të Detajuar Urbanistik (PDU). Me këtë plan kryetari i komunës, Konevski mundëson ndërtime të reja në hapësira të gjelbërta.

Sipas PDU, planifikohen ndërtesa shumëkatëshe në spitalin “Shtëpina e nënës” dhe përreth Vardarit. Ky vendim sipas qytetarëve, do të shkaktojë katastrofë ekologjike dhe ndotje shtesë të ajrit në Aerodrom.

“Ivica zbrit nga Vodno dhe eja merr frymë në ajrin e Aerodromit. Komuna jonë tanimë është në listën e më të ndoturave në Maqedoni. Nuk na duhen ndërtime të reja”, u shprehën të vendosur qytetarët.