Pjesëtarët e njësitit për ndërhyrje të shpejtë ruajnë ndërtesën e Lidhjes së Sindikatave, pasi përfaqësuesit e katër sindikatave- degë të cilat u përjashtuan nga LSM, u tubuan për të protestuar para godinës. Katër sindikatat protestojnë në shenjë revolte nga vendimet e, siç thonë ata, kryetari të shkarkuar Zhivko Mitrevski. Forcat e policisë i penguan që ata të futen në ndërtesë.

Edhe sot erdhëm në vendet tona të punës, por ç’të shohim, katastrofë. E takuam njësitin special, e tërë ndërtesa është e rrethuar nga policia, nuk na lejuan të hymë. Deri më sot unë konsideroj veten si ushtrues detyre kryetar legjitim i LSM-së ndërsa Zhivko Mitrevski nëse ka vendim, le të urdhërojë le ta tregoj dhe më pas do të zhvillojmë konteste gjyqësore – deklaroi Darko Dimovski- U.d kryetar i LSM-së.

Përderisa ata protestonin, Mitrevski përmes përfaqësuesit të tij ua ndau vendimet për largimin e katër sindikatave nga LSM, por ata i nuk i firmosën dhe i kthyen ato mbrapa.

Ata do të ndajnë vendime, do t’i shkruajnë në moment të fundit, ato vendime fillimisht duhej t’i marrim dhe të shohim cila është këshilla ligjore, ndonëse edhe ato vendime janë jolegjitime për shkak se jolegjitime është edhe paraqitja e Mitrevskit si kryetar dhe ai nuk mund të thirr mbledhje të kryesive dhe këshillit – tha Pece Grujovski- kryetar i SPOGJ.

Ne do ta vazhdojmë luftën në rrugë institucionale ndërsa për çdo ditë planifikojmë në mënyra të ndryshme ta shprehim pakënaqësinë tonë në opinion – shtoi Mare Ançeva- SIEM.

Reagoi edhe Mitrevski. Ai akuzoi se këto katër degë të sindikatës janë jolegjitime pasi janë përjashtuar nga LSM-ja.

Përmes falsifikimit të dokumenteve tentojnë të paraqiten rrejshëm, me dhunë futen në pronën e LSM-së, pengojnë punën, ku gjithashtu bëjnë vepër penale, gjegjësisht këmbëngulin që t’i bëjnë obstruksion rolit të LSM-së – deklaroi Zhivko Mitrevski, kryetar i LSM-së.

Mitrevski fillimisht u shkarkuar nga detyra, por në Regjistrin Qendrorë nuk ishte regjistruar kryesia e re. Në ndërkohë, ministri i ri i punës dhe politikës sociale e anuloi vendimin për ndërrimin e Mitrevskit, me çka e shpalli si kryetar legjitim. Përfaqësuesit e katër sindikatave që protestojnë thonë se duhet të respektohet vendimi i Këshillit të sindikatës sipas të cilit Mitrevski është i shkarkuar dhe kryetar i ri është emëruar Darko Dimovski./Alsat-m