Partitë politike dhe kandidatët për kryetarë komunash edhe sot e vazhdojnë fushatën për rrethin e dytë për zgjedhjet lokale të caktuara për më 29 tetor, përcjell Fol.

Kandidatët për kryetar Komune të Çairit, të Lëvizjes Besa-Zeqerija Ibrahimi dhe të Aleancës për Shqiptarët, Faruk Avdiu, morën pjesë në ndeshjen e futbollit që u mbajt në stadiumin afër VERO-s në rrugën ‘Xhon Kenedi’.

Karvani qendror i LSDM-së dhe koalicionit është me qytetarët e Kavadarit, Demir Kapisë, Gradskos dhe Rosomanit. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kandidati për kryetar komune të Kavadarit, Betiane Kitev pasdite do të kenë debat me qytetarët e Kavadarit. Zaev dhe Kitev do t’i vizitojnë dhe do të bisedojnë me qytetarët nga bashkësitë urbane ‘Kiro Kërstev’ dhe ‘Slloga’ në Kavadar.

Pasdite, në orëн 17:00, Zaev do të takohet me banorët e Gradskos, ndërsa do ta vizitojë edhe lokacionin ku është planifikuar ku është planifikuar zona industriale. Zaev do të takohet edhe me qytetarët e Rosomanit dhe Demir Kapisë, ku në orën 20:00 do të mbahet tubim.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pasdite do të realizojë takim me banorët e Komunës së Gazi Babës, dje në Komunën e Butelit. Në Komunën e Gazi Babës do të realizojë takim me banorët e Stajkovcit dhe pastaj me banorët e Hipodromit, Autokomandës dhe lagjes së Hekuranës.

Në Komunën e Butelit, në orën 19:00, Gruevski do të ketë fjalim në një tubim në fshatin Lubancë. /Fol/