38-vjeçari nga Kumanova, është në rrezik për jetë, pasi ai dje është përpjekur të ndalojë një kamion në lëvizje, në të cilën gjendeshin dy fëmijë dhjetëvjeçarë, përcjell Fol.

Siç njoftoi policia, ngjarja ka ndodhur dje në orën 15:35 në Karposh të Kumanovës. Dy fëmijët e moshës dhjetëvjeçare kanë hyrë në kamionin ‘TAM’ me targa regjistrimi të Kumanovës, pas së cilës njëri prej tyre e ka shtypur pedalen e fraksionit dhe automjeti ka filluar të lëviz. Në atë moment, O. D. (38) nga Kumanova, i cili ishte ulur në oborrin fqinj, ka vënë re se automjeti me fëmijët po lëvizte dhe ka vrapuar me qëllim që ta ndalë kamionin.

O.D. ka hapur derën e majtë përpara dhe me pas është goditur në një shtyllë betoni, ka rënë poshtë dhe është lënduar plagos, ndërsa automjeti është ndalur. Kumanovari me një automjet të ndihmës mjekësore emergjente është transferua në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ku i është konstatuar se ka lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik jete. Ai më pas është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup. /Fol/