Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet të vazhdojë gjykimin për padinë për shpifje dhe fyerje të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe të Musa Xhaferit, kundër Sllobodan Bogoevski për dëshminë e tij para Gjykatës në Nju Jork për rastin “Maxhar Telekom”.

Në seancën e fundit ishte dëgjuar noteri para të cilit Bogoevski e kishte dhënë dëshminë.

Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milion denarë.

Sllobodan Bogoevski para Gjykatës s në Nju Jork deklaroi se Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski, kur në atë kohë ishte kryeministër, nga drejtorët e atëhershëm në “Maxhar Telekom”, kishin marë mito prej 2.5 milion eurove për të siguruar garanca se në tregun e Maqedonisë nuk do të hyjë edhe një operator tjetër./Zhurnal.mk