Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “shuplakat” në të cilin të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangellova si edhe 11 persona të tjerë.

Ish-kryeministri Gruevski është i akuzuar nga PSP-ja për nxitjen e dhunës që ka ndodhur gjatë protestave në komunën Qendër në qershor të vitit 2013.