Alpinisti 35 vjeçar, I.M. nga Shkupi, ndërroi jetë sot në mëngjes pas rënies nga shkëmbinjtë në afërsi të hidrocentralit Matka.

Sigurimi i pendës Matka e ka vërejtur alpinistin që ka rënë nga një lartësi e madhe gjatë ngjitjes në shkëmbinj.

Aplinisti është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, i është dhënë ndihma e parë, por rreth orës 11:45 ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga rënia.