Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në afërsi të Araçinës së Shkupit humbi jetën një këmbësor. Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes,përcjell Fol.

Siç njoftoi policia , dje në autostradën Shkup  në afërsi të mbikalimit për fshatin Araçinë ndodhi një aksident trafiku në të cilin një person i panjohur që ngiste automjetin goditi një këmbësor i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Shoferi i makinës u largua nga vendi i trafikut ku ndodhi aksidenti.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u transferua në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi. Janë marrë masa për të gjetur shoferin dhe automjetin./Fol.mk