Në spitalin e Velesit dje janë dërguar pesë policë të cilët ishin sulmuar nga prerësit e drunjëve në fshatin Stepanci.

Një prej tyre ka pasur lëndime në kokë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, rreth orës 22:00 është dërguar në Urgjencë në Shkup.

Dy policët të tjerë janë lëshuar në shtëpi dhe dy të tjerë janë mbajtur në Repartin kirurgjik në spitalin e Velesit.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën e vjetër Izvor – Prilep në afërsi të fshatit Stepanci kur një grup prerësish drunjsh kanë sulmuar policinë e Repartit Policor në Çashkë.

Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski bëri të ditur se janë arrestuar katër persona dhe se po punohet në zbardhjen e rastit.