Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në Afganistan, përmes misionit “Mbështetje vendimtare” ndikon në përmirësimin e situatës së sigurisë në këtë vend, u konfirmua sot në takimin e Komiteti ushtarak të Aleancës veri-atlantike në Bruksel. 

Në takimin e sotëm në format të vendeve partnere në misionin post-ISAF në Afganistan në nivel të shefave të shtatmadhorie të vendeve partnere, mes tjerëve mori pjesë edhe njeriu i parë i Armatës së Maqedonisë, gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkkovski, informon korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra evropiane.

Në deklaratën për MIA-n pas takimit, shefi i shtatmadhorisë së ARM-së theksoi se Komiteti ushtarak i NATO-s dy herë në vit ka organizuar të ashtuquajtura sesione të shefave të shtatmadhorie. Në këtë kontekst, sipas Veliçkovskit ka qenë edhe takimi i sotëm për misionin “Mbështetja vendimtare” në Afganistan, i cili filloi me raport të komandës së këtij misioni, gjegjësisht për progresin, problemet dhe tërë ajo që u vendos në sesionin paraprak si detyrë para komandës.

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë, konfirmoi se vendi ynë “qëndron fuqishëm në qëndrimin se mbetet në logon `Së bashku brenda, së bashku jashtë`, përmes reformimit të mbështetjes së misionit të Maqedonisë”. Gjeneral nënkolonel Veliçkovski thotë se Maqedonia mbetet në formatin e njëjtë me instruktorët e saj në komandat “Veri” dhe “Qendër”.

Para takimit të sotëm të Komitetit ushtarak të NATO-s, njeriu i parë i Armatës së Maqedonisë theksoi se ka realizuar takim të rregullt me ambasadorin e Maqedonisë pranë misionit të Maqedonisë në Aleancës, Zoran Dabiq  me qëllim të informimit të ndërsjellë për situatën në NATO dhe informim dhe pjesëmarrje të koordinuar dhe sinkronizuar.