Ministria e Financave në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë në mënyrë shtesë e zvogëloi shkallën e interesit  për 0,3 për qind pikë, ose në 2,1 për qind interes për letra shtetërore me vlerë 12-mujore. Para 10 viteve, kur filluan të ndahen letra shtetërore me vlerë, interesi ishte pesëfish më i lartë ose mbi 11 për qind.

Nga Ministria e Financave kumtojnë se edhe krahas shkallës së zvogëluar të interesit, interesi për letrat shtetërore me vlerë ishte i madh. Edhe pse oferta ishte 400 milionë denarë, kërkesa ishte 2,181 miliardë denarë, ose pesë herë më shumë se e ofruara. Megjithatë, qëndron në kumtesë, Ministria shënoi 400 milionë denarë, sa ishte ofruar në prospektin.

Nesër Ministria e Financave e kthen shumën e njëjtë, respektivisht 400 milionë denarë në ekonomi, në bazë të letrave të skaduara shtetërore me vlerë. Neto-huazimi për këtë ankand është zero.

Sipas Ministrisë së Financave, interesi i madh i investuesve për letrat shtetërore me vlerë është tregues për besimin e tyre në politikat ekonomike që po zhvillohen.

Zvogëlimi i sotëm i shkallës së interesit së letrave shtetërore me vlerë është i dyti për një javë.