Xhafer Ukshini, vëllai i komandant Sokolit ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se, partia të cilën e drejton ai ka kuadro për të rrëzuar perandori.
“Shumë e vërtet që BDI-ja ka kuadro për me vra e burgosë komandanta e ushtarë të luftës, të cilët ju prun në pushtet.
Kur ishe fshehur prapa zyreve të SHIK-ut në Prishtinë erdhëm të murëm e të bëm përfaqësues politik të luftës. Arsyeja ishte vetëm që ishe shtetas i Maqedonisë të vendosëm në Prizren. Kurr luftën nuk e ke pa me sy vec në televizor.
Edhe kush të ka pru e din shumë mirë dhe si ke ardhur.Pse nuk del me fol njëherë në jetën tande të verteten po gjithë me intriga dhe gënjeshtra dhe përfitime që nga lufta e deri me sot.
Kur tkam ndegju ka thu që Sami Ukshinin e kam taku njëherë aty kam kuptu se cfare njeriu qenka ky. Po sa takime ke pas me mu more Ali kur të tjerët të kërcënojshin në Kosovë ty dhe Gzim Osdrenin”, është shprehur Ukshini për agjencinë e lajmeve INA.

untitled