Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka marë pjesë në një video konferencë me temë “Covid 19 në vendet e Ballkanit perëndimor, Greqi dhe Bullgari”, informon Zhurnal.

Në konferencë morën pjesë ministrat e shëndetësisë të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, Greqisë – Vasileos Kikilias, Republikës Serbe – Alen Sheraniq, Kosovës – Armend Zemaj, si dhe zv.ministri i shëndetësisë të Bosnjes e Hercegovinës, Goran Çerkez, Asistentja e ministrit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime europiane Daniella Urosheviq dhe dr Verica Jovanoviq drejtoreshë e Institutit për Shëndet Publik nga Serbia, dhe Angell Kunçev nga Bullgaria – drejtor i inspektoratit shëndetësor.

Në video konferencën që e inicoi ministri Filipçe, pjesmarësit informuan për gjendjen me korona virusin në vendin e tyre, sfidat me vitin shkollor, përgatitjet e sistemit për vjeshtë dhe procesin për furnizim me vakcina.

Në këtë kontekst, ministri Filipçe informoi se për momentin, duke marë parasysh indikatorët kryesor për evaluim të epidemisë, gjendja në vendin tonë është stabile. Ai sqaroi për propozimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe kushtet me të cilat më 1 tetor do të filloj viti shkollor, si dhe për përgatitjet dhe përforcimit të sistemit shëndetësor për periudhën në vjeshtë me 16 spitalet montuese në gjithë shtetin, me kredit nga Banka Botërore. Lidhur me vaksinën, Filipçe tha se si vend jemi të interesuar për furnizim të vakcinës, dhe se përpos që jemi pjesë e Kovaks programit të OBSH, kemi marë ofertë nga ambasadori polak në vendin tonë që të blejmë një sasi nga vakcina poloneze Astra Zenika.

Lidhur me kufijtë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve në vendet e rajonit, Filipçe tha se duhet të vendoset në mënyrë koordinuese mes vendeve si kufijtë të hapen dhe të lehtësohet kalimi i udhëtarëve, e gjatë kësaj të sigurohet kontroll mbi situatën me korona virusin, për çka u pajtuan të gjithë pjesmarësit në konferencë.

Në bazë të kësaj, në video takimin është dakorduar që të përpunohet një dokument inicues për protokol të përbashkët për kufijtë. Në dokumentin do të punojnë një grupë punuese e përbërë nga anëtarë nga vendet e Ballkanit perëndimor, Greqia dhe Bullgaria, ndërsa video konferenca e ardhshme ku do të diskutohet për protokolin do të mbahet më së voni dy javë nga sot.///Zhurnal.mk