Situatë e tensionuar dhe protesta të dhunshme në Lindjen e Mesme… Në bregun perëndimor, mijëra palestinez përleshen me policinë izraelite, ndërsa frika sa vjen e rritet për gjakderdhje të reja në rajonin e trazuar. Tensionimi i situatës erdhi pas ndryshimit të politikës disa dekadë-she nga presidentit amerikan, Donald Tramp, duke e njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit edhe përkundër paralajmërimeve të shumta se një hap i tillë do përkeqësonte situatën.

Kam vendosur se ka ardhur koha që ta njohim zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Edhe pse presidentët e mëparshëm e kanë pasur një nga premtimet kryesore të fushatave të tyre presidenciale, ata të gjithë kanë dështuar të ecin më tej. Sot unë po e hedh këtë hap- deklaroi president i Amerikës Donald Tramp.

Protesta spontane nisën në Rripin e Gazës gjatë orëve të natës së djeshme, me disa të rinj të irrituar që digjnin goma makinash, flamuj amerikanë dhe izraelitë, si dhe postera të Trumpit. Përderisa ky vendim u mirëprit nga kryeministri izraelit, presidenti palestinez Mahmud Abaz nga ana tjetër tha se Tramp shkatërroi besueshmërinë në rajon.

Vendimi i Trampit nuk do e ndryshojë statusin e Jerusalemit dhe nuk do i jap legjitimitet Izraelit në këtë çështje sepse Jerusalemi është palestinez, një qytet arab islamik dhe kristian- tha president i Palestinës Mahmoud Abbas.

Tramp kritika të ashpra mori nga çdo cep i botës përfshirë këtu edhe aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Kryeministrja britanike, Teresa Mej, tha se nuk është aspak dakord me vendimin e Trampit. Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe koncelarja gjermane Angela Merel, presidenti francez Emanuel Makron si dhe krerët e Bashkimit Evropian. Krahas vendeve që dënuan këtë vendim është radhitur edhe Arabia Saudite, aleati më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botën arabe duke e cilësuar si të pajustifikueshëm dhe të papërgjegjshëm vendimin.

Nga ana tjetër tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shumica e tyre aleatë amerikanë, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për këtë lëvizje.

Në këtë moment të shqetësimit të madh, dëshirojë të jem i qartë: nuk ka alternativë tjetër ndaj zgjidhjes me dy shtete. Nuk ka Plan B. Vetëm duke kuptuar vizionin e dy shteteve që jetojnë krah për krah në paqe, siguri dhe njohje reciproke me Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës- deklaroi Antonio Guterres, sekretar i pëgjithshëm i Kombeveve të Bashkuara.

Ndërkohë Trump e ka urdhëruar Departamentin amerikan të Shtetit për fillimin e përgatitjeve për zhvendosjen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem, një proces i cili konsiderohet se mund të zgjasë tri-katër vjet. Kjo shpallje e ka kthyer prapa politikën amerikane për disa dekada, se statusi i Jerusalemit duhet të vendoset në negociata me palestinezët. /Alsat M/