Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka publikuar të dhëna lidhur me votimet e së dielës në Zajaz, ku sipas tij, ka pasur mbushje kutish dhe duhet të ketë përgjegjësi. Ai me këtë rast ka cituar një postim të një aktivisti partiak që ka shkruar se në Zajaz ka pasur mbushje kutish për Stevo Pendarovskin.
“Anulohet vendvotimi 0816 në Zajaz të Kërçovës përshkak të mbushjes së kutive për STEVO PENDAROVSKIN. Sa për informat në këtë vendvotim ka pasur 5 fletëvotime më shumë në kutinë e votimit, se sa numri i evidentuar i votuesve. Ky vendvotim ndodhet në Zajaz Xhuma, ku ju rikujtoj rezultati ishte: Blerim Reka 5, VMRO-1 , Stevo Pendarosvski 384”, thekson qytetari, ndërsa Taravari për këtë thotë se duhet të ketë përgjegjësi penale.