Shkruan : Prof. Abdulla MEHMETI

Nuk ka barometër më të mirë se përvoja personale për njohjen e realitetit.

Pa shpjeguar detaje të hollësishme, as nën regjimin totalitar të ish komunizmit jugosllav nuk kam përjetuar bllokadë më të tmerrrshme dhe të sofistikuar nga institucionet e pushtetit dhe mjetet e informimit publik, sidomos të televizioneve, se sa gjatë periudhës së fundit, sidomos të fushatës së zgjedhjeve presidenciale të fundit në Maqedoninë Veriore!

Kujt i pengon e vërteta, fjala e lirë dhe mendimi ndryshe?
Kush dhe pse mundohet me çdo kusht që dindjet, lëvizjet dhe aktivitetet e qytetarëve të kontrollohen vetëm përmes partive politike dhe medieve në duart e pushtetit, përderisa ato ia luajnë qibritat edhe pushtetit për interesa të klaneve politike-financiare dhe të nëntokës kriminal që u shërbejnë!

Kush mund ta shpjegojë, si mund të ndodhë që gjatë zgjedhjeve komunale më 2017, strukturat e korruptuara të ish pushtetit të largohen në opozitë, duke i rrudhur ato në periferi të skajshme (në Vallandovë), ndërsa në zgjedhjet e fundit presidenciale, duke pasur liderin e tyre jashtë shtetit (në Budapest), të fitojnë dukshëm ndaj pushtetit aktual? Me ndihmën e kujt, me cilat mjete dhe metoda? Kujt i konvenon kjo?

A është kjo paaftësi e pushtetit, kontroll i kalasë nga benda përmes strukturave të vjetra të ish pushtetit, përgatitje për rikthimin e diktaturës me fushatë të gjerë dhe të kombinuar nga shumë faktorëve së bashku?

(26 prill 2019)