Këshilltari në Ambasadën e Serbisë dhe oficeri i BIA (Bezbednosna informativna agencija – Agjencia informative e sigurisë) Goran Zhivaleviq ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë gjatë hyrjes së dhunshme të demonstruesve më 27 prill në të, transmeton Koha.net.

Sipas hulumtimeve të ekipeve të televizionit Telma dhe të përditshmes Koha, përcjell b92, Zhivaleviq, ish–zëvendësdrejtor i BIA-s, e tani oficer aktiv i saj, i cili në Ambasadën e Serbisë në Shkup e mban pozitën e tretë, ka hyrë në Kuvend pas orës 20.00 bashkë me grupin e njerëzve nga masa, pastaj shkroi drejt sallës plenare ku ishin deputetët e VMRO DPMNE-së. Atje, sipas këtyre burimeve, ai edhe u fotografua.

Në pyetjen se çfarë ka bërë në Kuvendin e Maqedonisë, në kundërshtim me protokollin diplomatik, Goran Zhivaleviq TV Telmas i ka thënë se në parlament ka qenë sipas detyrës zyrtare për të shikuar nëse në incidente merrnin pjesë persona nga Serbia, simpatizues ose ekstremistë.

Në këtë hulumtim thuhet se Zhivaljeviq është i njohur për opinionin rajonal me disa ngjarje kontroverse.Shtohet se bashkëshortja e tij Olivera Antoniq ka dëshmuar lidhur me vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvia.

Ajo, në të njëjtën kohë, kishte punuar në Shërbimin informativ shtetëror, në sektorin për përgjime dhe kishte bërë procesverbalet e bisedave nga banesa e Çuruvisë pas vrasjes së tij.

Ka indikacione se Zhivaleviq ka marrë pjesë në organizimin e takimit vjet në qershor në Moskë në të cilin merrte pjesë kryetari i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoni Ivan Stoilkoviq, nënshkrues rajonal i iniciativës ruse për formimin e territorit neutral ushtarak në Ballkan.

Goran Zhivaljeviq para se të vinte në Shkup ka qenë diplomat në Kroaci, por shërbimin informativ kroat ishte ankuar në punën e tij ndaj dhe ai e kishte braktisur Kroacinë në vitin 2014.Në fund theksohet se nuk ka reagime nga MPJ e Maqedonisë nëse janë marrë masa kundër spiunit serb për praninë e tij në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. (b.an)