Vesel Memedi me politikbërjen e tij tani më ka dëshmuar se është “zorrë qorre” e skenës politike. Ky ish piun i Rufi Osmanit dhe sot piun i “kryeplakut” arriti me mjeshtëri të mbijetoj politikisht duke luajtur rolin një bakteri e cila fshihet nëpër organizëm. Megjithatë, sikur të gjitha bakteriet edhe Memedi pas këtyre zgjedhjeve do largohet nga organizmi (që zakonisht ndodh me jashtëqitje) dhe më nuk do jetë pjesë e skenës politike, ndërkaq partia e Rufi Osmanit e lënë në duart e Vesel “kryeplaku Veseli do shkoj në histori. Gjithsesi, Memedi do vazhdoj që të jetë deputet në parlamentin e Maqedonisë, sepse këtë komoditet ia dha Ziadin Sela, por edhe këtu si në USHT do merr rrogë dhe nuk do arsyestoj atë duke u bërë vetëm mjet për votim I LSDM dhe BDI në parlament. Vesel Memedi është një palaço politikan I cili arriti të ngul thikën të gjith atyre të cilët ia dhanë dorën për ta shpëtuar nga mbytja. Viktima e parë ishte Rufi Osmani, pastaj antarsia e RDK në krye me Fadil Zendelin (I cili shpëtoj me plagosje) fje së fundmi nguli thell deri në palc thikën Ziadin Selës, I cili edhe pse I vetëdishëm për kapacitetin e Veselit dhe strukturës së tij sakrifikoj shumë për ta futur nën ombrellë të Aleancës. E çfar fitoj Ziadini nga Veseli?! Një partner psiqikisht jostabil ne gafe të vazhdueshme politiki (çelsi, kryeplaku etj). Fitoj një partner I cili më 27 prill shihet bashkë me Artën Grubin se si zgërdhihen përpara protestuesve të cilat linçuan kryetarin e Aleancës. Ndërkaq, pas krijimit të qeverisë Vesel Memedi I dha goditjen e fundit Selës duke u distancuar nga Aleanca dhe duke u ul në prehrin e Zaevit dhe Ahmetit. Nejse, Sela edhe pse me thikën në shpinë do mbijetoj, pasi që mbijetoj edhe 27 prillin. Por, a do mbijetoj Rufi Osmani?!. Duket pyetje koti, pasi që z. Osmani më nuk merret aktivisht me politik, por shfrytëzimi I kuadrit të krijuar nga Rufiu dhe nxjerrja kandidat të djalit të dëshmorit nga ngjarjet e Gostivarit të cilave u parapriu Rufiu është një tendencë e fundit e Vesel Memedit për të hyrë edhe një herë në pazare për mbijetes politike, por që nuk do ketë sukses. Pse?! Sepse I biri I dëshmorit, z. Shpat Isenit për fat të keq do digjet politikisht duke mos u reshtuar përkrah Rufi Osmanit, por zgjodhi një mercenar ordiner politik siç është Vesel Memedi.

©fol.mk