Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur Kryesinë Qendrore të PDK-së në Skenderaj për nder të ditës së çlirimit të vendlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, prej nga tha se në kohë e pandemisë, partitë që mashtruan qytetarët në zgjedhjet e fundit, i harruan qytetarët dhe ndërmarrësit dhe u morën me teket dhe interesat e tyre personale për pushtet.

Veseli tha se qytetarët po i kuptojnë këto kurthe të partive që i mashtruan dhe po i demaskojnë çdo ditë ato.

“Disa parti po mundohen me fjalë, urrejtje, mospunë dhe mashtrime të pushtojnë mendjet e qytetarëve. E kanë bërë ideal, kauzë për të fituar për vete, luftën brenda shqiptareve, mu në kohën e një ballafaqimi jo të lehtë në përmbylljen e pa kompromis të shtetësisë sonë me Serbinë dhe anëtarësimin ne OKB: Kjo nuk është duke u bërë pa qëllim, kjo nuk e ndihmon Kosovën përballë Serbisë, kjo e rrezikon Kosovën! Disa parti po mundohen me fjalë, urrejtje, mospunë dhe mashtrime të pushtojnë mendjet e qytetarëve. E kanë bërë ideal, kauzë për të fituar për vete, luftën brenda shqiptareve, mu në kohën e një ballafaqimi jo të lehtë në përmbylljen e pa kompromis të shtetësisë sonë me Serbinë dhe anëtarësimin ne OKB. Kjo nuk është duke u bërë pa qëllim, kjo nuk e ndihmon Kosovën përballë Serbisë, kjo e rrezikon Kosovën! Jam i lumtur që qytetarët po i kuptojnë këto kurthe dhe po i demaskojnë çdo ditë ato; nuk ka kompromis me mashtrues, nuk ka besim në ata që nuk mbajnë asnjë fjalë dhe i ndryshojnë në bazë të interesit dhe zorit. Kjo është arsyeja që qeveritë e mashtrimit po bien njëra pas tjetrës dhe as që do të mund të qëndrojnë”, tha Veseli.

Ai tha më tej se nuk ka kompromis me mashtrues dhe nuk ka besim në ata që nuk mbajnë asnjë fjalë dhe i ndryshojnë në bazë të interesit dhe zorit.

“Kjo është arsyeja që qeveritë e mashtrimit po bien njëra pas tjetrës dhe as që do të mund të qëndrojnë. Qytetari ynë është shumë i mençur dhe i dallon këto kurthe! Duhet punë, vizion, guxim, vendosmëri dhe përgjegjësi për të çuar përpara amanetin e tribunëve të kombit tonë. Si PDK, jemi të përkushtuar për të sotmen dhe të ardhmen dhe vetëm për të. Por, edhe mund të flasim për secilën punë dhe ngjarje edhe të së djeshmes”, tha ndër të tjera, Veseli.