Rrethi i parë që u zhvillua më 15 tetor i zgjedhjeve lokale, çoi në balotazh kandidatin e Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu dhe Fatmir Izairin e BDI-së. Dallimi ishte vetëm 30 vota, ku Izairi ishte përpara Sejdiut, shkruan Fol.

Sot banorët e kësaj komune, ashtu siç është pritur, kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në mënyrë të qetë, edhe atë me një fluks më të madh sesa në rrethin e parë. Dalja deri në ora 10:00 në këtë komunë ka qenë 6.39% për dallim nga rrethi i parë, edhe atë dalja deri në këtë 4.79%.

Qytetarët e kësaj komune PëR TV 21, bënë thirrje për votim të qetë dhe në mënyrë vullnetare të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Përndryshe

Numri i përgjithshëm që kanë të drejtë vote në këtë komunë është 23.063 votues. Në rrethin e parë kanë votuar 9.132 votues ose 39.60%. Numri i përgjithshëm i vendovotimeve është 35, kurse 13.931 qytetarë nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën për votë. /Fol/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=114&v=RMItE2X9JvM