Votimi familjar në Saraj, shpërndarje e fletushkave në Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shtip, disa persona janë thirrur në bisedë informative. Këto janë një pjesë e ngjarjeve të cilat koalicioni i organizatave joqeveritare “Dil të votosh” i vlerësojnë si parregullsi. Prej atje thonë se e ndjekin procesin e votimit dhe se kanë një numër të madh të vëzhguesve në të gjitha komunat ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Këtë mëngjes gjatë votimit të sotëm u vërejtën disa parregullsi. Është vërejtur shpërndarja e fletushkave në komunën Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shtip. Në komunën Çeshinovë – Obleshevë është paraqitur se disa persona janë thirrur në bisedë informative, gjithashtu është paraqitur se ka pasur votime familjare në komunën e Sarajit, si dhe prania e madhe e forcave policore nëpër disa komuna në vend”, tha Ilijan Cvetkovski, “Dil të Votosh”. /TV 21/ /Fol/

https://www.youtube.com/watch?v=twAP9uegO5s