E shtunë, 6 Korrik, 2024
Ballina Lajme Maqedoni Veteranët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit dhe kongres të partisë (Video)

Veteranët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit dhe kongres të partisë (Video)

Veteranët e OBRM-PDUKM-së sot i kërkuan kreut të partisë Nikolla Gruevski të jep dorëheqjen dhe të formojë një trup që do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një udhëheqës të ri me organe të reja udhëheqëse.

Ilija Dimovski – Tenda, kryetari i parë i komunës së Prilepit dhe një nga anëtarët më të vjetër të partisë thotë se veteranët kanë sjellë pesë konkluzione, të cilat do t’i dorëzohen udhëheqjes së partisë. Ndër këto konkluzione, siç tha ai, është se vendimet kësaj kryesie nuk janë të vlefshme, sepse kundër shumicës prej tyre po zhvillohen procese gjyqësore. Veteranët thanë se u poshtëruan nga Nikolla Gruevski, i cili nuk donte të dëgjonte kritikat për gabimet e tij.

0 Shkepje

“Kundër një numri të madh të anëtarëve të udhëheqjes aktuale, ka më shumë hetime dhe procedura gjyqësore dhe për këtë arsye ne besojmë se kjo udhëheqje nuk është në gjendje të marrë vendime që janë me interes të partisë dhe shtetit. Ato nuk do të jenë të vlefshme për ne”, tha Dimovski.

Ata mendojnë se partia është në një gjendje shumë të keqe dhe lidershipi aktual nuk ka kapacitet për të kontribuar në tejkalimin e kësaj situate. Veteranët thanë se nuk do të lejonin që partia të përçahet.

Veteranët gjithashtu kërkojnë pjesëmarrje dhe përfshirje më të madhe në organet e partisë, nëpërmjet formimit të një Unioni të Veteranëve./Telegrafi/