Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëri sot në shenjë nderimi për rënien heroike të familjes Jashari gjatë rrethimit në datat 5, 6, dhe 7 Mars 1998. Qëndresa dhe vetësakrifikimi i Jasharëve ishte ngjarja që frymëzoi e mobilizoi shqiptarët anembanë për luftën e drejtë çlirimtare.

“Familja Jashari u flijua që popullit dhe Republikës së Kosovës t’i hiqet dhuna, t i hiqet okupimi, dhe t’i jepet liria dhe barazia. Pra kjo familje, baca Adem dhe familja e vet, janë edhe dëshmi e kohës, dëshmi e sakrificës së popullit për liri, por janë edhe udhëzues i së ardhmes, se si individi është përherë në funksion të së mirës kolektive dhe nuk është asnjëherë më i rëndësishëm se ajo”, theksoi Kryetari i VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri.

Pas homazheve, përfaqësues të Lëvizjes u pritën në kullën e familjes Jashari, ku u fol për nevojën e angazhimit të të gjithëve ashtu që të vazhdohet rruga dhe ideali i të rënëve, për liri dhe bashkim kombëtar.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi familjes Jashari!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

LVV_8026-300x200LVV_8107-300x200