Kryesuesi i Lëvizjes Vetëvendosje ne asamblenë komunale të Prishtines Qëndron Kastrati tha se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm pasi kryesuesi i Kuvendit,  Halim Halimi nuk është koordinuar me kryetarin Shpend Ahmeti për pikat e rendit të ditës ashtu siç e thotë edhe ligji, njofton Klan Kosova.

Kjo seancë sipas Kastratit është e kundërligjshme dhe qëllimi i opozitës në Prishtinë është që të shmangin kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti që në të ardhmen të vazhdojnë  të marrin vendime siç ishte  rasti i ndarjes së banesave për veten e tyre.