Një viktimë tjetër ka ndodhur në rrugën Xhon Kenedi në Çair, njoftojnë dëshmitarë okularë për Gazetën Lajm.

Sipas tyre, para 10 minutave (19 e 20) është hedhur nga një ndërtesë një person dhe ka bë vetëvrasje.
Dëshmitarë okularë thonë se bëhet fjalë për mashkull të moshës mesatare. Nuk dihen shkaqet e as identiteti i tij.

Ndryshe para 1 ore një person 24 vjecar është qëlluar me armë zjarri këtë pasdite në rrugën Xhon Kenedi në Çair, më saktësisht te stacionin e autobusit përball shkollës së mesme “Cvetan Dimov. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik.