Sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbi 100 pacientë, të cilët kanë pasur simptoma të helmimit.

Kreu i komunës, Bashkim Ramosa, deklaroi se numri i pacientëve ka shënuar rënie, ndërkohë që institucionet përkatëse janë duke kryer analiza më të thella për të gjetur shkaktarët e këtij infeksioni./