Mes dhimbjes dhe varfërisë, familja Beqiri ka hapur dyert e mortit në lagjen “Liria” të qytetit verior.

Kamera e Ora News sjell dëshminë e nënës së Florenc Beqirit, 23 vjeçarit që humbi jetën në Francë të premten, pas 7 ditësh në gjendje kome.

Mes varfërisë dhe dhimbjes, nëna ka humbur ndjenjat, ndërsa akuzon se djalin ia kanë vrarë.

Laureta Beqiri thotë se i biri shkoi për një jetë më të mirë në Francë, ndërsa kërkon që të gjenden fajtorët.

Laureta Beqiri: Telefonata e fundit me djalë ka qenë data 8 dhjetor. Ma kishte kapë policia në Francë pa letra. Kur e kena marrë djalin me telefonin e tij na ka thënë se më ka nxënë policia pa letra dhe pres me u kthy në Shqipëri derisa të mbushet avioni. Ai nuk na mori më. Kur e morëm në telefon për Florenc Beqirin çfarë u bë? Oficerët thanë se Florenc Beqiraj ka vdekë dhe e kena çu në spital. Unë nuk e di se si më ka vdekur djali. Ata ma morën të gjallë. Unë dua ta di pse ma vranë. Për çfarë nuk ma kthyen të gjallë në Shqipëri. Djalë dëshiret e kam pas.

I ati nuk ka pranu me ia hek oksigjenin. Pronari i djalit që ka punu me të është fshehur. Teshat e djalit ia ka gjet burri në banjë.

Telefonin djali nuk e ka. As pasaportën. Unë du drejtësi për çfarë ma mbytën. Pse nuk ma prunën djalin gjallë këtu.

Unë du drejtësinë e djalit. Pse ma mbytën?!